Bylisi më i plotë ndaj Skënderbeut, trajneri Dovedan ka mundësi të zgjedhë

Në Ballsh, ndryshe nga dy sfidat e fundit, me Teutën dhe Vllazninë do të kenë një skuadër më të plotë nesër ndaj Skënderbeut. Në mbrojtje rikthehen Peposhi dhe Eltun Turabov.

Ashtu si dhe Qardaku që tashmë është duke kapur formën e tij më të mirë pasi e ka kaluara dëmtimin e madje është grumbulluar sërish edhe nga Shpresa U-21 duke qenë se në Ballsh po bën një sezon mjaft të mirë.

Në mesfushë, Ntepe Frank është gati dhe nuk dihet nëse do ta nisë si titullarë apo jo. Vetëm Bicaj dhe Antoni janë në rikuperim e sipër në Ballsh. Nëse Turabov, Qardaku e Ntepe janë gati, me shumë gjasa Bicaj e Antoni do të jenë në formën e tyre më të mirë vetëm periudhës së ndërprerjes dyjavore të kampionatit.

E.S./Vipsport.al/