Bushi: Edhe kur humbim japim maksimumin për të nderuar flamurin, nuk kemi frikë nga Anglia

Trajneri i Kombëtares U 21, Alban Bushi ka folur ditën e sotme në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen kualifikuese të datës 15 nëntor ndaj Anglisë. Tekniku është shprehur se ka mungesa në këtë grumbullim pasi tre lojtarë janë grumbulluar te U 19, ndërsa ka edhe risi si Tuci, Domi dhe Ismailgeci. Ndërkohë, Bushi ka theksuar se me Anglinë duhet të shfrytëzojnë maksimalisht sulmet.

“E dimë kush është Anglia. Nëse me San Marinon futemi të bëjmë sulme, me Anglinë do mundohemi të jemi të kujdesshëm. Ndërsa do mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht sulmet. Domi, Tuci dhe Ismailgeci vijnë për herë të parë, luajnë në ekipet e tyre dhe janë në formë për momentin. Kemi pasur probleme pasi kanë ikur Broja, Ndrecka dhe Bullari dhe në sulm jemi me gjysmë sulmuesi.

Tifozët? Është një ndeshje e rëndësishme, tifozët të vijën të shohin Shqipërinë dhe jo Anglinë. Edhe kur kemi humbur kemi dhënë maksimumin për të nderuar flamurin dhe tifozët. Duhet ta dimë se më kë luajmë, por kemi dhënë maksimumin. Mendoj se në Shkodër tifozët do të vijnë se kanë ardhur dhe kur nuk kanë qenë ndeshje kualifikuese.

Mungesat? Ekipi Kombëtar është që lojtarët të shkojnë lart, rrallë shkojnë poshtë. Kemi pasur probleme gjithnjë pasi një herë dëmtime, më pas ikin sipër dhe më pas te U 19. Por edhe lojtarët që janë thirrur janë mirë dhe nuk do kemi probleme. Por ka qenë problem ndryshimi i formacionit. Në ndeshjen me Austrinë  kemi ndryshuar tetë lojtarë. Ndryshe edhe nga Kosova. Por mendoj se do stabilizohemi. Anglia është ekipi i madh, por nuk duhet pasur frikë. Në ndeshje mund të ndodhin të gjitha. Kemi luajtur me Francën, Italinë dhe Spanjën dhe thuajse kemi luajtur të barabartë për ato synimet që ne kishim, dhe golat i kemi pësuar prej gabimeve individuale. Nëse nuk bëjmë gabime dhe Anglia do ta ketë të vështirë. Duhet ta respektojmë por do ta kenë të vështirë.

Minutat e fundit? Minutat e fundit kur kundërshtari kërkon rezultat vjen me shumë forca, dhe ti je i lodhur. Nuk është problem vetëm i Shqipërisë në minutat e fundit. Duhet të jesh më i kujdesshëm. Në U 21 kemi shënuar në minutën e 94 në Austri. Rada dhe Lakti? Rada është pjesë e jona, ne e dimë ku luan dhe si luan. Është datëlindja 2000 dha janë të perspektivës. Lakti është i mirë dhe është i grumbulluar me U 20, siç është edhe Çelhaka. E kisha në konsideratë po te U 20 mund të marrë më shumë minuta. Nëse luan një i datëlindjes 2000 dhe ia tjetri është i 98 është më i fortë së ty. Kemi lojtarë që mund ta përballojnë më mirë se Lakti dhe Çelhaka. Rezarti është i Kombëtares U 20 kur ti vijë mosha do të vijë në U 21.

Lojtarët janë më minuta, sidomos ata të formacionit. Janë me minuta në këmbë sidomos mesi i fushës. Sepse aty do ta bazojmë lojën. Nuk ka futbollistë të vegjël dhe të mëdhenj. Nostalgji nga ndeshja juaj me Anglinë? Mund të shënonim në fund dhe ndeshja shkonte 2-2. Nuk ka ekip të vogël, por ka grup. Këtë duam ta transmetojmë dhe kur jemi përballur vetë me të mëdhenj kemi qenë të barabartë pavarësisht se kanë fituar në fund. Skema e preferuar? Nuk kam një skemë të preferuar, varet nga lojtarët. Kur sulmon kundërshtari jemi në mbrojtje. Kemi marrë lojtarë nga Primavera e Lacios si Ndrecka apo edhe Kalaj tani. Si Kalaj tani, që  mund të bëhet i madh dhe të ndjekë hapat e Kumbullës. Kemi pasur raporte pozitive me Lacion. Me Florent Shehun nuk ka pasur bisedime.