Bulku sqaron çështjet Xhaka dhe Grezda: Asnjë problem, kam folur unë me të

Ervin Bulku, asistent i Edi Rejas në pankinën e përfaqësueses shqiptare e ka cilësuar barazimin me Andorrën si gabimin e vetëm të pafalshëm të kuqezinjve në këtë edicion. Në “Pressing” ai shpjegoi se pse ishte interpretuar gabim sfida ndaj kësaj skuadre të vogël.

“Kishim mundësi më shumë, kemi nisur sezonin shumë keq. Ajo me Turqinë ka qenë  një ndeshje e dobët nga ët dy skuadrat, por na kanë shënuar. Kemi luajtur shumë mirë në Islandë e dominuam por fati nuk ishte me ne> Atmosfera me Rejan ishte shumë, shumë më mirë.

Gabimi i pafalshëm ishte me Andorrën në barazim.  Ne dominuam Turqinë në Turqi, kur ka pasur 7 raste më parë?

Nuk është gafa e Rejas ajo me Andorrën se nuk dështoi vetëm Reja por të gjithë, edhe ne në staf. Ne jemi skuadër e fortë, gabimi i pafalshëm është ndeshja me Andorrën. Ne jemi munduar gjatë javës të karikonim skuadrën me Andorrën dhe kemi thënë që është ndeshja që mendojmë se duhet ta fitojmë patjetër. Por shumica e lojtarëve më shumë e kishin mendjen te Franca se te Andorra”, tha Bulku.

Çështja Xhaka dhe çështja Grezda
“Nuk ka asgjë me Xhakën, është keqinterpretuar se pse nuk flet me trajnerin. Por në fakt ai nuk flet italisht, flet vetëm anglisht dhe gjermanisht. Me lojtarët që nuk flasin italisht, komunikojmë unë dhe Salihi. Xhaka ka komunikuar me mua menjëherë pas ndeshjes. Më tha kam një tërheqje në kofshë e mjekët më kanë komunikuar që të mos udhëtoj për shkak dëmtimi që të riaftësohem. Fola me trajnerin dhe qëndroi Xhaka që të riaftësohej e kthehej në formë.

Grezda ka qenë me ekipin, trajneri ka bërë skemat e tij dhe ai mendonte se duhej të luante titullar,. Meqë nuk do të luante tha nëse mund të largohej dhe trajneri i dha leje, nuk ka problem. Tani po luan me ekipin e dytë, mbetet pjesë e grupit”.  /vipsport.al/

more recommended stories