

Stadiumi i ri Kombëtar do të quhet “Air Albania” dhe ky emër, ka sjellë reagime të shumta dhe polemika në lidhje me këtë emërtim. Të shumtë janë ata që kërkojnë që të ketë një emër heroi apo të paktën një emër që lidhet me historinë e kombit shqiptar.
Megjithatë, presidenti Duka nuk është i këtij mendimi dhe i kërkoi Erion Braçes që të paguajë shifrën prej 650 mijë eurosh dhe stadiumi do të kishte emrin e tij. Deklaratës së Dukës, Braçe i është përgjigjur në profilin e tij në “Instagram”, teksa shton se nga Duka nuk mund të kërkohen vlera morale, sportive dhe të mos pretendohet se e njeh Qemal Stafën dhe heronjtë e tjerë.
“HERONJTE JANE TE KOMBIT!
TREGTARET NUK KANE
PER TA KUPTUAR KURRE KETE!
KETA JANE ANGLEZET,
ATA QE SHPIKEN FUTBOLLIN!
SHIHNI SI I NDERUAN ATA
HERONJTE E TYRE, DJE,
NE CDO STADIUM FUTBOLLI,
NE TE GJITHE ANGLINE!
Po e nis diten me nje leksion britanik,
i neveritur pa fund nga darka e djeshme, ku ne nje emision futbolli,
injoraca epike shkelqeu edhe nje here
si perhere!
Arroganca e privates qe po mund kombin, mund te tregetoje gjithcka,
por minimalisht duhet ta qepe gojen;
Te mos ngreje ne qiell kultin e parase,
si vlere te re te kombit,
Te mos fyeje ne emer te kultit te parase, heronjte e kombit!
Eshte e tepert qe une te pres nga Presidenti i FSHF te dije se
kush eshte Qemal Stafa;
Jam i bindur qe ai e di thjeshte stadium!
Stadiumin e vjeter qe e ka zevendesuar me stadiumin e ri, te cilit, Ai,
Presidenti i gjithepushtetshem i ve dhe emrin tim nese une i paguaj parate,
650 mije euro!!!! E kuptoni se cila eshte mendesia e ketij Presidenti dhe haurit qe ai drejton?! Mos kerkoni vlera tek keta,
as morale, as kombetare, as sportive,
zero, zero, zero,
e tregon futbolli i ketyre;
Paraja per ta eshte
heroina e re e kombit!
Ke para, e meriton stadiumin,
ke para, e meriton edhe emrin ne stadiumin KOOOOMBEEEEETAAAAAR!
Po ngjitem ne fillim edhe nje here;
Imagjinoni te drejtonin keta ne Angli!
Ca eshte kjo mo lla,
ca ceremonie dun kta para neshjes?
Na duhet ai minuti per reklama mo lla, leke leke, ca guerrilsi e guerilsash dun keta te nerojme ne-do keshillonte gazetari i tij i paditur;
Ca eshte kjo President,
c’eshte ky emer Qemal Stafa qe kerkojne keta?;
Pse Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne;
Leke leke, duam leke se ata kane leke,
ne nuk kemi leke-do keshillonte drejtori i tij i kultivuar e i fishkur.
Ky eshte sistemi i vlerave qe kane,
asgje me shume se kaq;
E kane te tyren, Federaten, Kombetaren,
pastaj Stadiumin, Garen, Arbitrin, Topin,
madje dhe fituesin, kupen,
madje madje edhe rezultatin,
magjistare-doni tu bejne fitues, ju bejne,
doni humbes, ju bejne prape!
E dini perse?
Per para, para, para!
Si ato 8 milion eurot per te bere zyra!
Keni te drejte;
Clidhje keni ju me Qemal Stafen?!
Ju nuk e meritoni Qemal Stafen!!”, shkruan Braçe. /Erjon Allaraj-VipSporta.l/
more recommended stories
FOTO / Volejbollistja e Kombëtares përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe”, paraqitet si mbretëreshë Teuta
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar finalja.
Fitorja me Partizanin i kushton katër titullarë Bylisit
Bylisi fitoi me Partizanin por duket.
Reagim publik i Shkëndijesë, tetovarët ankohen dhe pretendojnë se arbitrat abuzuan me drejtësinë në sfidën ndaj Vardar
Shkëndija e Tetovës ka përpiluar në.
Kosova zyrtarizon miqësoren në Katar, Dardanët test me Suedinë para Ligës së Kombeve
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë.
Leave a Comment