Berisha: Ndeshja më e rëndësishme, e pres të jetë luftë por Kosova gjithmonë ka luftuar për diçka

Valon Berisha ka folur në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes së nesërme të Kosovës ndaj Çekisë. Mesfushori i Lacios shprehet se nuk e ndjejnë presionin pasi tashmë kanë mbërritur deri në këtë pikë dhe askush nuk e mendonte para tre viteve, ndaj duhet ta marrin këtë shans. Berisha, shtoi se tashmë është momenti për të luftuar për këtë ëndërr, pasi gjithnjë Kosova ka luftuar për diçka.

Titullar apo jo, atmosfera në skuadër? Unë jam i gatshëm pastaj vendos trajneri. Është një humbje e madhe Vedati dhe Shala, por kemi pasur gjithnjë probleme. Jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin, atmosfera është e mirë, Dhe nesër të gatshëm për të dhënë 100% për Kosovën. Sa i gatshëm je për të ndihmuar ekipin? Gjithmonë jam i gatshëm, kur vi për Kosovën gjithmonë jap 100%. Sa të sigurt për fitoren, trajneri i tyre kërkon vetëm suksesin? Normale edhe ne i kemi shanset tona, i kemi mundur në shtëpi. Kjo është finale dhe i vetmi mendim është të fitojmë dhe më pas të përballemi me Anglinë. Kjo është ëndrra e të gjithëve. E dimë që është e vështirë por jemi gati për këtë luftë. Edhe për ta është gjithçka por edhe për ne. Do të jetë një lojë fizike.

Presioni, si kthehet në pozitivitet? Për vete nuk besoj shumë për presionin. Pasi kemi arritur këtu me punë, por duhet ta shohim si shans. Askush nuk e besonte se Kosova për tre vite do të mbërrinte këtu dhe duhet të luftojmë për këtë ëndërr. Gjithmonë Kosova ka luftuar për diçka. Jam gjithmonë i gatshëm dhe çdo lojtar do e japin maksimumin, Edhe nuk kemi presion, kemi nja shans dhe duhet ta marrim. Nga fillimi dhe ku kemi mbërritur është një ëndërr. Për një shembull si për të ecur para. Trajneri Çekisë e cilëson si ndeshjen më të rëndësishme, po Kosova? Edhe për ne është ashtu. Edhe me Malin e Zi ka qenë një finale në mënyrë për të vazhduar ëndrrën. Kjo është ndeshja më e rëndësishme që e kemi luajtur si Kombëtare. Jam i përgatitur për një lojë fizike, dhe në fund duhet dhënë maksimumi.

Pozicioni në fushë? Kam qejf për të kontribuar edhe në ofensivë por edhe difensiv. Tani kam një rol defensiv. Çdo lojtar ka qejf të shkëlqejë dhe të shënojë, por e rëndësishme është të fitojmë. Nuk e kam këtë mendje kur luaj për Kosovën. Ku do luaj e vendos trajneri”, u shpreh Berisha.