Batha: Lojtarët duhet të kuptojnë çfarë fanelle kanë veshur, Ahmataj është më modern se Mema

Në përfundim të ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë, mesfushori Idriz Batha u shpreh për “Supersport” se skuadra bardheblu ishte më afër me fitoren, teksa shtoi se edhe futbollistët duhet të japin më shumë në fushë dhe të kuptojnë fanellën që kanë veshur.

“Ndeshja ishte e tillë që mund të fitonim por edhe të humbmim. Ishim më pranë fitores në pjesën e dytë. Kishim kontrollin por lamë edhe disa hapësira. Ishte derbi dhe nuk është habi që rezultati të ishte kundra nesh ose siç shkoi. Zgjodhëm mënyrën e gabuar sepse Vllaznia mbrohet shumë dhe nuk mund të luanim lojë të ngadaltë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë fanelle kanë veshur dhe të hyjnë në zona të rrezikshme.

Duhet të luanim më shpejt por të marrim përsipër edhe në një kundra një. Vllaznia do të vinte për t’u mbrojtur dhe duhet dribluar dhe për t’i humbur ekuilibrin. Aktivizohen lojtarët më në formë dhe kur ke shumë është problem më vete por janë zgjedhjet e trajnerit.

Ahmataj? Çdo trajner ka idetë e veta dhe mënyrën e vet të punës. Edhe Ardi kishte të mirat dhe të këqijat. Juli ka futur frymën e tij për më shpejt dhe më moderne. /VipSport.al/