Bashkëshortja e Insinjes kundër rrymës: Jemi të lumtur, nuk kemi frikë në Napoli

Situata në Napoli ka kaluar në një fazë të çuditshme duke qenë se pas kundërshtimit që futbollistët i bënë presidentit De Laurentis, tashmë ka ardhur edhe reagimi nga tifozeria që ka vërshëllyer gjatë gjithë kohë futbollistët e tyre. Ndërkohë, futbollistët po përballen edhe me vjedhje tashmë dhe duket se telashet nuk do të marrin fund për futbollistët.

Megjithatë, në familjen e Insinjes duket se nuk ka probleme të tilla dhe ka qenë vetë bashkëshortja e futbollistit ajo që e ka konfirmuar diçka të tillë. Në një prononcim për “Corriere dello Sport”, ajo u shpreh se nuk ka probleme me grabitjet dhe se nuk ka frikë në Napoli.

“Unë dhe Lorenco nuk jemi duke u larguar. Jam e dashuruar me qytetin e Napolit dhe këtu nuk shoh asnjë arsye që të trembem. Futbolli ka edhe ditë që nuk janë shumë të bukura por nuk ndryshon jeta. Marr fëmijët në shkollë çdo ditë dhe së bashku jemi shumë të lumtur”, u shpreh bashkëshortja e Insinjes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/