Ballkani mposht Gjilanin e Mezanit, ngjiten të vetëm në krye të renditjes

Ndeshja mes Ballkanit dhe Gjilanit ka hapur javën e 16 të Superligës në kampionatin e Kosovës, teksa vendasit kanë triumfuar me rezultatin 2-1. Të gjithë golat e ndeshjes janë shënuar në pjesën e parë të lojës.

Ballkani hapi llogaritë e takimit në minutën e 14 me anë të Blend Baftiut, ndërsa nëntë minuta më vonë ishte Jetmir Topalli i cili dyfishoi shifrat. Megjithatë në minutën e 37, Gerhard Progni shkurtoi diferencat me anë të sulmuesit Gerhard Progni.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë të lojës edhe pse të besuarit e trajnerit Gentian Mezani u munduan të baraspeshonin ndeshjen, sërish nuk ia dolën përballë rezistencës së Ballkanit. Pas këtij triumfi, Ballkani i teknikut Ismet Munishi ka marrë i vetëm kryesimin e kampionatit, duke lënë pikërisht tre pikë pas vetes, Gjilanin. /Egi Çabeli-VipSport.al/