Asnjë dyshim për Gjasulën, trajneri bën planet me kapitenin

Klaus Gjasula do të kthehet të japë kontributin e tij në fushën e lojës me Paderborn në këtë fundjavë pasi ka lënë pas si pezullimin, ashtu edhe shqetësimet fizike që kishte pasur në ndeshjet e mëparshme. Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës gjermane para sfidës shumë delikate me Augsburgun.

Mungesa e Gjasulës ndjehej në mesfushën e Paderborn, aq sa edhe mediat gjermane theksuan se mosprania e mesfushorit shqiptar kishte ndikuar në humbjen 3-0 përballë Hofenhajm. Mesfushori kishte ploëtsuar numrin e kartonëve të verdhë dhe duhej të qëndronte në tribunë për atë ndeshje.

Por ndaj Augsburgut që është një rival direkt për mbijetesën, trajneri Baumgart i ka bërë idetë e qarta që në fillimin e konferencës së tij për shtyp. “Gjasula luan titullar”, theksoi ai, duke hequr çdo dyshim mbi praninë dhe gjendjen e mesfushorit shqiptar që mban edhe shiritin e kapitenit në këtë klub. /vipsport.al/