As Venger e as Murinjo, Bajerni gati t’ia besojë stolin një ish-futbollisti

Drejtuesit e Bajern Mynih vazhdojnë në përpjekjet e tyre për të gjetur zëvendësuesin e duhur pas shkarkimit të trajnerit Niko Kovaç. Emrat që kanë dalë në skenë kanë qenë të shumtë, duke nisur me Arsen Venger dhe më pas Murinjo apo Alegri.

Megjithatë, në fund nuk ka pasur konkretizime. Së fundmi, duket se drejtuesit e rekordmenëve gjermanë janë duke menduar për një opsion, i cili nuk është përfolur më parë. Bëhet fjalë për ish-futbollistin Çabi Alonso.

Ish-mesfushori i cili gjatë karrierës së tij përveç Liverpulit dhe Real Madrid, është aktivizuar edhe me Bajern Mynih, ka filluar të fitojë kuota për të marrë drejtimin e skuadrës. Kjo për faktin se spanjolli e njeh mirë ambientin bavarez. Aktualisht, Çabi Alonso është në krye të Real Sociedad B, dhe mund të jetë i gatshëm për të nisur karrierën e vërtetë të trajningut nga majat më të larta. /Egi Çabeli-VipSport.al/