Arsenali i tregon derën Xhakës, gati t’ia ofrojë skuadrës nga e mori

Arsenali është gati t’i ofrojë Granit Xhakën klubit të Borusia Mynshengladbah në janar, për të kërkuar nga gjermanët një nga yjet e rinj të kësaj skuadre, Denis Zakaria. Xhaka nuk luan me klubin e tij që prej shpërthimit të famshëm në ndeshjen me Kristal Palas në fund të tetorit dhe pakkush e sheh të mundshëm kthimin e tij në fushë përballë tifozëve që tashmë e urrejnë ish-kapitenin.

Sipas “The Mirror”, Xhaka mund të kthehet në janar te klubi nga i cili iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2016. Situata bëhet më interesante për faktin e thjeshtë se Arsenali është në ndjekje të 22-vjeçarit Zakaria i cili ka shkëlqyer te Gladbah në vitet e fundit.

Shumë klube po monitorojnë futbollistin e ri, por Arsenali mendon se duke kthyer mbrapsht Xhakën ka shanse të mëdha. Një lëvizje mbrapsht drejt Gjermanisë mund t’i pëlqejë Xhakës, duke pasur parasysh se përplasja e tij me tifozët e Arsenalit është e pariparueshme. Njukasëll ka shfaqur interes ndaj futbollistit për ta huazuar në janar, por kjo lëvizje duket më pak e mundshme. /vipsport.al/