Apolonia e mori me bujë në verë, mesfushori beratas kryen ndërhyrje!

Apoloninë në javët e fundit është duke e ndjekur edhe tersi i mungesave dhe dëmtimeve. Ka ndodhur kështu me Çekën, Nakon apo dhe me Sharavollin. Ky i fundit, në verën e shkuar u konsiderua në Fier si një afrim i bujshëm.

Por, beratasi iu nënshtrua një operacioni dhe për të viti është i mbyllur. Ndërhyrja në gju do 6 muaj rikuperim dhe ndoshta nga javët e fundit të këtij sezoni mund të jetë për lojë.

Gjithsesi, në Fier e kanë të qartë se duhet që të ndërhyjnë në merkato duke qenë se kanë synime madhore dhe synojnë që skuadra e tyre të ngjitet në Superiore, ndaj edhe drejtuesit do të synojnë 2-3 lojtarë cilësorë në janar, nga tregu vendas dhe ai i huaj.

E.S./Vipsport.al/