Ankohen se s’kanë futbollistë në Gjirokastër kërkojnë të largojnë lojtarët me kontratë!

Te Luftëtari, trajneri Marantas është duke bërë “heroin” ndonëse skuadra ka pikë më pak se vjet dhe aktualisht, nëse kampionati mbaron sot është i rënë automatikisht nga kategoria.

Por, ajo që vihet re është se në çdo sfidë, tashmë trajneri Marantas ankohet për gjykimin, ndërsa në Gjirokastër dënohen lojtarët pse merren me tifozët, ndërkohë që janë kontradiktorë kur thonë se nuk kemi futbollistë.

Madje shkojnë edhe më tej kur kanë nisur që të nxjerrin edhe jashtë planeve të tyre, lojtarë shqiptarë dhe të huaj. Duke mos i aktivizuar dhe duke kërkuar largimet, por janë lojtarët ata të cilët kërkojnë nga klubi rrogat sipas kontratës.

Nëse në Gjirokastër do të vazhdojnë që të bëjnë largime duke shkelur kontratat, atëherë do të jetë klubi që do ta paguajë edhe më shtrenjtë duke i shtuar vetes barra të rënda me rroga lojtarësh, që mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë…

E.S./Vipsport.al/