Anglinë e presin si në sfilatë mode, Sauthgejt: Mikpritja më e madhe që na është bërë

Të shoqëruar nga vërshëllimat e thirrjet raciste nëpër stadiumet ballkanase në vitet e funid,t anglezët kurrsesi nuk e prisnin mënyrën se si i kanë pritur në Kosovë. Tufa me lule dhe shumë bukuroshe që pozonin përkrah lojtarëve që në aeroport, përshëndetje nga çdo anë dhe vetëm duartrokitje kanë shoqëruar delegacionin anglez derisa kanë shkuar në hotel.

Situatë për të cilën edhe vetë trajneri Garet Sauthgejt ka mbetur i çuditur. “Është mikpritja me e madhe që kemi pasur ndonjëherë. Jemi shumë mirënjohës për këtë”, tha ai për “SuperSport”. “E dimë që është një ndeshje e madhe për Kosovën, ajo ka një skuadër fantastike dhe më vjen keq që nuk u kualifikua por ka një shans të mirë në play-off”, vijoi ai.

“Edhe pse nuk mund të kualifikohet, mundësia për të mposhtur Anglinë do të jetë e rëndësishme për ekipin e Kosovës”, shpjegoi Sauthgejt, duke parashikuar një ndeshje të vështirë për skuadrën e tij. /vipsport.al/