Anglia zyrtarizon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës, britanikët kanë sulm yjesh

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Garet Sauthgejt ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Malit të Zi në shtëpi dhe Kosovës në transfertë, respektivisht me datat 14 dhe 17 nëntor.

Britanikët nuk e kanë siguruar ende matematikisht kualifikimin por do të mjaftonte një fitore ndaj malazezëve të cilët janë pa asnjë motivim. Ndërkohë, në ndeshjen e fundit ndaj Kosovës, tre luanët nuk do të kenë objektiv për të arritur dhe Dardanët mund të përfitojnë.

Megjithatë, tekniku i britanikëve ka grumbulluar lojtarët më në formë teksa bie në sy sulmi me emra si Xhejdon Sanço, Herri Kejn dhe Rahem Sterling. Edhe pjesa tjetër nuk mbetet pas me lojtarë si Aleksandër Arnold, Henderson e Mekguajër.

/Egi Çabeli-VipSport.al/