Anëtari i Ekzekutivit të FSHF, Jera: Nuk u realizua pritshmëria me kombëtaren

Fatbardh Jera, ish-futbollist i Kombëtares dhe aktualisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, mendon se Shqipëria nuk ka përmbushur pritshmërinë që kishte ndaj saj në eliminatoret e Euro 2020.

“Pritshmëritë nuk u realizuan sicc menduam se me Turqinë mendova se njërën nga ndeshjet do ta fitonim. Sa i përket Islandës është e realizuar se ajo është një kockë e fortë. I kishim mundësitë për të bërë më mirë”, tha ai në “Presing”.

Në fillim nuk kisha besim, por me kalimin e ndeshjeve mendoj se krijuam një lloj baze e sigurie që duhej të arrinim të paktën 15 pikë. Një gabim i vogël në fund na la në këto lloj situatash”, deklaroi ai. /vipsport.al/