Alena Seredova tregon tradhtinë e Bufon: E mësova në radio, kam ende fotot në shtëpi

Alena Seredova më në fund ka vendosur të flasë rreth tradhtisë së Xhixhi Bufon ndaj saj, kur la ish-modelen çeke për të përfunduar në krahët e gazetares sportive Ilaria D’Amiko. Seredova ka treguar se si erdhi fundi i martesës, në mënyrën më të papritur për të.

“Tradhtinë e Bufon? E kam mësuar nga radio, isha personi i parafundit që e mësova. Pas meje e ka mësuar babai im. Mendoj se jam bërë një njeri më i mirë pas atij episodi. Isha me fat, kemi ende një familje të ekuilibruar, nga njëra anë dhe nga tjetra”, tregoi ajo në një emision televiziv.

“Sot kam ende në shtëpi fotot. Mund të duket e çuditshme, por të kaluarën mund ta mohosh kur nuk janë fëmijët. Kur janë ata do të ishte qesharake ta bëja. Kur kemi qenë në vështirësi, unë isha vetvetja, mendova për fëmijët dhe isha më impulsive se zakonisht”, tregoi Seredova e cila u divorcua nga Bufon në vitin 2014, pas tre viteve martesë. /vipsport.al/