Aleksi: Na duhen pikët, e veçantë që rikthehem në Gjirokastër si kundërshtar

Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi luan një ndeshje të veçantë, pasi rikthehet në Gjirokastër, aty ku u bë i njohur dhe dha kontributin e tij për jo pak, por pesë sezone, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Sot, ai ishte krah trajneri Shkëmbi në konferencën për shtyp dhe për mediat deklaroi: “Normale që është një ndeshje e veçantë për mua, pasi kam luajtur me ata. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të arrijmë të qëndrojmë në vendet e para”.

LUFTËTARI

Ndonëse skuadra bluzi ka bërë shumë ndryshime, Aleksi ka shtuar se: “Siç u duhen atyre pikët, na duhen edhe ne. Jemi stërvitur mirë këtë javë. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të arrijmë të marrim tri pikët”, – tha në mbyllje të prononcimit Albano Aleksi, një nga titullarët e Teutës.

E.S./Vipsport.al/