Abazaj: Nuk jam në 100%, ekipi që kërkon të shpallet kampion nuk ka justifikim mungesat

Kristal Abazaj rikthehet të jetë i gatshëm për Kukësin në këtë javë të Superiores, teksa verilindorët do të presin në “Elbasan Arena”, Bylisin. Sulmuesi në një prononcim pwr “Supersport” shprehet se tashmë ka rinisur stërvitjen pas dëmtimit në sfidën me Flamurtarin dhe ka marrë ngarkesë të plotë edhe pse ende nuk mund të jetë në 100%. Sakaq, Abazaj theksoi se kanë lënë pikë me ekipe të vogla, por ato janë treguar të forta dhe nuk mund të quhen më të tilla.

Dëmtimi? Në ndeshjen e zhvilluar në Lushnje, kundër Flamurtarit mora një goditje. Dy-tre ditët e para kisha dhimbje shumë por tani jam mirë dhe kam marrë ngarkesë të plota. Sfida me Bylisin dhe pikët e lëna?  Kemi lënë pikë me ekipe të vogla, por kanë treguar se janë të forta. Edhe, Bylisi apo edhe të tjera nuk mund të quhen më të vogla. Ndërkohë, kemi mundur Tiranën dhe Partizanin, na duhen pikë. Shumicën e ndeshjeve na ka munguar fati, ka ndikuar edhe mungesa e përqendrimit.

Me Laçin mungonin 4-5 lojtarë por një ekip që pretendon të shpallet kampion, nuk duhet të diskutoj mungesat. Edhe lojtarët e ardhur nga stoli duhet të jap më të mirën. Nuk jam ende në 100% pasi nuk kam bërë fazë përgatitore, por pritet shumë nga unë dhe do të jap maksimumin”, u shpreh Abazaj.

more recommended stories