

Situata në kampin e Laçit nuk është aspak e qetë duke qenë se rezultatet e arritura në 7 javët e para të kampionatit, nuk e justifikojnë aspak merkaton e bërë në verë. Laçi e sheh veten aktualisht në vendin e tetë me 7 pikë në total, ndërkohë që kjo situatë ka sjellë edhe ndryshime.
Trajneri Sulejman Starova është larguar zyrtarisht nga Laçi dhe duket se ka qenë vetë zgjedhja e trajnerit për t’u larguar. Burime pranë klubit kurbinas, tregojnë se mungesa e rezultateve ka bërë që Starova të kërkojë të largohet, gjë e cila është pranuar edhe nga drejtuesit.
Ndërkohë, drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur pasuesin e “Bobit”. Në krye të stolit, është ulur trajneri shkodran, Armando Cungu i cili së fundmi ishte pjesë e Kukësit por u shkarkua nga trajneri Safet Gjici për shkak të rezultateve të dobëta. Cungu e ka një rikthim firmën te Laçi, duke qenë se edhe në të kaluarën ka qenë trajner i tyre. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Nga kuqezi në kuqeblu, edhe Shpëtim Gjika dorëzohet: Vllaznia kampion!
Nga sot duket se Vllaznia ka.
Sfidë e re për mesfushorin kuqezi, “luftëtari” prezantohet te skuadra e re
“Një luftëtar i ri”. Kështu e.
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Leave a Comment