Ylli i NBA nuk gjen Juventusin në FIFA, replikon klubi bardhezi

Për shkak të marrëveshjes së arritur me kompaninë e video lojërave PES, të cilave iu ka dhuruar të drejtën e imazhit, klubi Juventusit nuk gjendet me emrin e saj në FIFA, por vetëm me emërtimin Piemonte Calcio. Duke mos e njohur, shumë kanë ngritur pikëpyetjet pse bardhezinjtë mungojnë në një prej video lojërave më të famshme në botë.

Të njëjtin shqetësim ka pasur edhe ylli i basketbollit amerikan, dhe lojtari më i mirë i Utah Jazz, Miçëll Donovan. Basketbollisti nëpërmjet llogarisë në Twitter ka pyetur pse Juventusi nuk është në FIFA, madje duke bërë edhe një ngatërresë në emrin e bardhezinjve.

Nuk ka munguar replika e profilit zyrtar të italianëve të cilët i kanë shpjeguar situatën teksa e kanë lajmëruar se Juventusi është në PES. Ndërsa, janë shprehur se po i dërgojnë video lojës, kështu që mund të zgjedhë pa problem Juventusin për të luajtur. /Egi Çabeli-VipSport.al/