Ylli i Mançester Sitit përplaset dhe shkatërron makinën, ia hedh pa dëmtime serioze

Sulmuesi i Mançester Siti, Serxhio Aguero është përplasur ditën e sotme me makinën e tij Range Rover. Argjentinasi ishte duke u drejtuar për në qendrën stërvitore, kur u përfshi në aksident me makinën e tij prej 150.000 paund.

Fatmirësisht, sulmuesi nuk pësoi dëmtime dhe pati vetëm dëme materiale. Madje, Aguero nuk kishte nevojë as të kontrollohej nga stafi mjekësor i Sitit. Kështu, 31-vjeçari do të jetë në gatishmëri të plotë për trajnerin Pep Guardiola në kampionat ndaj Kristal Palas.

Kjo nuk është hera e parë që Aguero përfshihet në një aksident automobilistik. Para dy viteve teksa ishte në Holandë, sulmuesi u përplas, por në atë kohë pësoi dëmtime në brinjë. Por, në këtë rast Aguero nuk pati faj pasi ishte thjesht pasagjer në një taksi.