

Vllaznia ka zbritur sot në fushën e stërvitjes duke u drejtuar nga ndihmësit e trajnerit Mirsad Jonuz. Ky i fundit ndodhet në shtetin e Katarit ku po zhvillohet edhe një seminar me trajner të njohur nga Europa. Jonuz u ka lënë programin gati dhe seancën e sotme e kanë drejtuar Safet Osja dhe Ideal Lekiqi.
Trajneri Jonuz do të rikthehet nesër dhe do të vijojë punën sipas planit me skuadrën, ndërsa në seancën e sotme, nën drejtimin e dyshes Osja-Lekiqi kanë qenë të gjithë lojtarët.
Vllaznia është e përqendruar tashmë bahkë me tifozët e vet në sfidën me Partizanit, ku shkodranët e kanë si një barometër edhe për synimet që ata kanë këtë sezon në Superiore. Një sfidë me një kundërshtar mjaft të fortë, por që ne Shkodër janë duke e vlerësuar shumë dhe synojnë marrjen e 3 pikëve…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Peposhi: Partizani e di kush është Bylisi, na bën punë vetëm fitorja
Ardit Peposhi ka folur për “Rtshsport”.
Marantas kërkon fitoren: Nga suksesi me Vllazninë nis ngjitja e Luftëtarit
E mori drejtimin e skuadrës së.
Rashica dhe golat për Shqipërinë: Lumturi dhe trishtim, situatë dramatike. Ndihmova edhe unë
Milot Rashica ka qenë ndër ata.
Rroca i bindur: Kukësi synon 3 pikët ndaj Tiranës
Eduart Rroca, një nga lojtarët e.
Leave a Comment