VIDEO/ U shkarkua nga klubi për rezultate të dobëta, tekniku gjerman kapet në lokal duke pirë me tifozët

Daniel Stendel ishte trajneri i klubit të Barnslej në Championship-in anglez, derisa klubi vendosi ta shkarkojë për rezultate të dobëta. Ekipi ka koleksionuar 7 humbje në 11 javë kampionat, dhe është në vendin e parafundit të tabelës.

Kështu, shkarkimi i gjermanit nga drejtuesit ishte i paevitueshëm. Megjithatë, tekniku i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar duke menaxhuar skuadra të dorës së dytë në Gjermani, nuk e mori me shumë mërzi shkarkimin. Stendell i ishte drejtuar një lokali të zonës, ndërsa ish-trajnerit iu bashkuan edhe disa prej fansave të skuadrës, të cilët pavarësisht rezultateve të dobëta nga ekipi, fajin nuk ia hodhën trajnerit.

Gjermani u filmua në terezinë e vet, teksa në bar nuk munguan edhe tekilat, të cilët shërbyen për të ndezur edhe më shumë atmosferën. Ndoshta, kjo ishte një dhuratë për tifozët e klubit të Barnslej, për trajnerin Stendell, i cili tashmë do të kthehet në vendlindje. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan