VIDEO/ Tension, nervozizëm dhe gola, Luftëtari ndal në shtëpi Bylisin

Luftëtari ka arritur të dalë me një pikë nga ndeshja përballë Bylisit, duke barazuar me rezultatin 1-1. Skuadra e drejtuar nga Marantas, gjeti golin e avantazhit falë Açkës, teksa ka qenë Hidi ai që ka barazuar me anë të një penalltie.

Ky takim, ka qenë i mbushur me tension dhe polemika karshi gjyqtarëve duke qenë se nuk punonte tabela e katërt dhe gjyqtarët janë bërë lëmsh sa i përket kohës shtesë por edhe zëvendësimeve.

LIVE Luftëtari-Bylis 1-1
62′ Açka / 76′ Hidi

KV: Prikas, Lala, Açka / Ntepe, Janku, Qardaku

Formacionet:

Luftëtari: Qyrani, Prikas, Demo, Isufi (46′ Lika), Lala, Rapo, Açka, Vyent, Dushkaj, Renja, Fili.
Trajner. Jorgos Marantas

Bylis: Hidi, Peposhi, Janku, Goxha, Ymeralilaj, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Qardaku, Ntepe, Guindo (11’Celis).
Trajner. Veljko Dovedan

Minutë pas minute: 

90+4′ Mbyllet takimi në barazim 1-1!

90+1’ Kemi hyrë në kohën shtesë megjithatë nuk dihet edhe sa do të luhet duke qenë se është prishur tabela elektronike, teksa bluzinjtë duan zëvendësim me Oshafin që është në pritje për të hyrë në lojë.

88’ Goditje këndi që i përket Bylisit teksa ka edhe një tension mes gjyqtarit të katërt dhe trajnerit Marantas.

83’ Kombinime të bukura mes Vyent dhe Filit i cili i afrohet zonës dhe në momentin e fundit, ndalet me faull nga Peposhi.

76′ GOOOL Bylis! Ka shënuar Hidi me penallti duke barazuar rezultatin në 1-1.

74’ Goditje dënimi për Bylisin nga e majta, ndërkohë që kjo goditje dënimi sjell edhe një penallti pasi Açka ka rrëzuar Goxhën në zonë.

67’ Zëvendësim te Bylisin me Bajramajn që largohet dhe Opoku zë vendin e tij.

62′ GOOOL Luftëtari! Ka shënuar Açka me kokë pas krosimit të Filit, duke kaluar skuadrën në avantazh!

54’ Mundësi kundërsulmi për vendasit por Goxhaj mbyll mirë pranë zonës duke mos lejuar që të kërcënohet porta e Hidit.

49’ Tjetër mundësi e artë për Bylisin, aty ku Celis provon portën por ndal Qyrani, teksa më pas është Murataj ai që godet, që gjithashtu e ccon jashtë.

48’ Goditje këndi për Bylisin aty ku pas krosimit provon Peposhi nga distanca, por topi devijohet nga njëri prej shokëve të skuadrës së tij.

46’ Nis pjesa e dytë me Isufin që largohet dhe vendin e tij e zë Gresild Lika.

45+4’ Mundësi e artë për Luftëtarin aty ku Dushkaj në të djathtë luan mirë me topin dhe pason për Filin e cili e ka portën e boshatisur dhe godet lehtë, por në vijë fatale është Goxhaj ai që largon. Kundërsulm i ballshiotëve që nisen shpejt në sulm dhe është Celis në zonë ai që gabon përballë portierit.

45′ Akordohen edhe 5 minuta shtesë.

38’ Vyent merr sërish krahun në të majtë aty ku Muratajn e driblon bukur dhe pason për Filin por goditja e tij shkon jashtë.

35’ Ka shënuar Luftëtari me anë të Dushkajt, megjithatë pozicioni i tij ka qenë i parregullt dhe i anulohet goli.

30’ Probleme edhe për Goxhën për të cilin në fushë kanë hyrë mjekët nga të dyja skuadrat duke i ardhur në ndihmë e megjithatë, do të rikthehet në fushë pas pak momentesh.

28’ E pabesueshme çfarë humbet Vyent i cili del i vetëm përballë portierit teksa në krah të tij kishte edhe Filin megjithatë nuk i ka pasuar duke humbur një mundësi të artë.

27’ Top i gjatë në drejtim të Filit i cili ndalet për pozicion jashtë loje.

23’ Vijon aksioni i gjirokastriteve me Prikas dhe Filin ku ky i fundit tenton goditjen por shkon jashtë kuadratit.

22’ Mundssi e mirë tashmë për Luftëtarin që ka goditje dënimi pranë zonës dhe është Fili ai që provon por topi ndalet.

15’ Ntepe ka një tjetër mundësi të artë ku vetëm pak metra larg portës, e çon topin në shtyllë.

11′ Ndërrim te Bylis me Celis qëhyn në fushë në vendin e Guindos.

9′ Faull nga Prikas në mesfushë dhe merr karton të verdhë.

7’ Mundësi e mirë tashmë për Bylisin me Muratajan që kroson në zonë për Ntepen, i cili vetëm pak metra larg portës e ka ndalur topin në traversë.

5’ Guindo detyrohet të largohet me barelë jashtë fushës së blertë, teksa pranë topit afrohet Murataj.

3’ Ndërhyrje e gabuar nga bluzinjtë ndaj Guindos në hyrje të zonës, teksa sulmuesi i Bylisit detyrohet të marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor.

1′ Ka nisur takimi me 1 minutë heshtje në nder të Miço Papadhopullit.