VIDEO/ Situatë qesharake në Bundesligë. Ndalen Lajpcigu e Dortmundi, mundet Bajerni

Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e javës së shtatë të Bundesligës gjermane, aty ku Bajerni i Mynihut është mundur në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Hofenhaimi. Kjo ndalesë e Bajernit, nuk është ka sjellë ndryshim në kreun e tabelës, duke qenë se as kundërshtarët nuk kanë ditur të përfitojnë.

Borusia Dortmundi ka barazuar në transfertë me rezultatin 2-2 përballë Frejburgut. Vitsel në minutën e 20, ka kaluar verdhezinjtë në avantazh ndërkohë që Valdmisht ka barazuar shifrat. Ka qenë Hakimi ai që ka shënuar një tjetër gol për Dortmundin teksa Akanzhi ka gabuar duke shënuar në portën e tij.

Në barazim është ndalur edhe skuadra e Lajpcigut përballë Leverkusenit. Takimi është mbyllur me rezultatin 1-1 ndërkohë që Paderborni i Gjasulës ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi. Barazim ka përfunduar edhe takimi mes Shalkes dhe Këlnit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshjet:

Bajer Leverkusen – Lajpcig 1-1
Shënues: 66’ Voland / 78’ Nkunku

Bajern Mynih – Hofenhaim 1-2
Shënues: 73’ Levandovski / 54’, 79’ Adamian

Frajburg – Dortmund 2-2
Shënues: 55’ Valdshmidt, 90’ Akanzhi (ag) / 20’ Vitsel, 67’ Hakimi

Paderborn – Mainz 1-2
Shënues: 14’ Zolinski / 8’ Kuaizon, 32’ Brosinski

Shalke – Këln 1-1
Shënues: 72’ Serdar / 91’ Hektor