VIDEO / Sadiku i jep fund krizës së Malagas, gol me kokë nga jashtë zonës

Armando Sadiku më në fund ka arritur të shënojë në një fitore të Malagas, duke ndihmuar këtë skuadër t’i japë fund krizës së gjatë dhe mungesës së një fitoreje që mungonte që në javën e parë të kampionatit.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kishte shënuar 2 herë me Malagan në ndeshjet e mëparshme,por asnjë prej takimeve nuk ishte mbyllur me sukses. Sot, mes titullarëve ashtu si edhe Keidi Bare, ai ka qenë protagonist duke vulosur suksesin 2-0 të kësaj skuadre në fushën e Deportivo La Korunjës.

Në minutën e 88, një dalje e gabuar e portierit kundërshtar u shfrytëzua mirë nga sulmuesi kuqezi i cili e nuhati lëvizjen e topit dhe më pas me kokë nga jashtë zonës e shtyu atë drejt rrjetës për të vulosur suksesin e skuadrës së tij. Një gol që ndryshe nga herët e tjera ai vrapoi t’ia kushtonte trajnerit, i cili ka qenë në epiqendër të kritikave gjatë këtyre javëve dhe rrezikonte shkarkimin. /vipsport.al/