VIDEO/ Policia sekuestron objektet që iu vodhën futbollistëve në Spanjë, mes tyre edhe medalje Championsi

Pak ditë më parë, policia spanjolle arriti të ndalonte një grup grabitësish të cilët kishin arritur të hynin në disa nga shtëpitë e futbollistëve më të njohur në Spanjë, duke iu marrë edhe gjëra me vlerë. Mes tyre, ishin edhe 3 shqiptarë ndërkohë policia ka arritur të sekuestrojë edhe objektet e vjedhura.

Mes tyre, shihet se ka shumë bizhuteri dhe ora të shtrenjta ndërkohë që është bërë e mundur që të merret edhe medalja e Ligës së Kampionëve. Kjo e fundit, dyshohet se i ishte marrë futbollistit të Atletiko Madridit, Tomas Parti teksa tashmë do t’i rikthehet sërish.

Shumë objekte të tjera, ende nuk janë gjetur ndërkohë që policia spanjolle po punon duke hetuar edhe në të tjerë persona të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar për të marrë gjërat më me vlerë të futbollistëve në kampionatin spanjoll. /VipSport.al/