VIDEO / Partizani shkruan historinë, kalon turin në Ligën e Kampioneve në volejboll

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra kë shkruar historinë sot teksa ka mundur 3-2 në transfertë boshnjaket e Bimal Jedinstvo BRCKO, për të kaluar turin në Ligën e Kampioneve, në sezonin e debutimit për skuadrën kryeqytetase.

Kampionet e Shqipërisë, të përforcuara ndjeshëm në merkato me emra shumë cilësorë nga jashtë, kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë në Tiranë, ndërsa sot në Lukavac të Bosnjë Hercegovinës kanë bërë gjithçka mirë duke triumfuar edhe në të dytën. Të udhëhequr nga pikët e Hudeçovës dhe Basha, por edhe me mbrojtjen e kujdesshme të emrave si Nezaj e Kushi, Partizani ia ka dalë të triumfojë 3-2 me sete.

I pari u mbyll 25-21 për Partizanin, që uli pak ritmin në të dytin ku u mund 25-19. Kundërpërgjigja e klubit të kuq ishte me setin e tretë, 25-18, duke marrë avantazhin që i siguronte kualifikimin. Vendaset barazuan 25-21 në setin e katërt por Partizani mori edhe të fundit, 15-13, duke festuar kështu kalimin  e turit. Në fazën tjetër i pret ekipi hungarez i Vasash Budapest ndaj të cilit luftohet për një biletë për fazën në grupe të turneut. /vipsport.al/