VIDEO/ Nejmar nuk e feston siç duhet ndeshjen e 100 me Brazilin, ‘Seleçao’ ndalet përballë Senegalit

Brazili nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren e ditës së sotme përballë Senegalit. ‘Seleçao’ kaloi shumë shpejt në avantazh falë golit të Firminjos, i cili finalizoi me shumë klas një asist nga Gabriel Zhezus. Kështu, u duk se verdhejeshilët e futën takimin në shinat e duhura, ndërsa pritej të realizonin edhe të tjerë gola.

Megjithatë, Senegali nuk u befasua nga starti i Brazilit dhe me kalimin e minutave u ambientuan me ritmin e sfidës. Kur pritej përfundimi i pjesës së parë, mbrojtësi Markinjos shkakton faull brenda zonës ndaj Mane. Gjyqtari akordon penallti, ndërsa nga pika e bardhë Diediou nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Ederson.

Në fraksionin e dytë, pesë herë kampionët e botës mundohen dhe nisin ofensivën për të gjetur golin e avantazhit. Megjithatë Senegali është reziston mjaft mirë në prapavijë. Kështu, shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, me ndeshjen që përfundon në barazim. Sakaq, kjo ishte një sfidë speciale për Nejmar i cili rrumbullakosi 100 ndeshje me Kombëtaren, por nuk arriti ta festonte me një fitore. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan