VIDEO/ Ndërhyrja horror në parketin e futsal, goditi kundërshtarin në kokë dhe e la pa ndjenja

Ndërhyrjet e rrezikshme janë pjesë e futbollit dhe jo në pak raste lojtarët kanë pësuar dëmtime të rënda, madje nga ato që të rrezikojnë edhe më shumë se thjesht karrierën.

Një nga këto ndërhyrje nga ndodhur në një ndeshje minifutbolli në Brazil. Një ndërhyrje e denjë për sportin e karatesë, teksa viktima ka marrë një goditje në kokë e cila për momentin e la pa ndjenja.

Arbitri i takimit pa pikë dyshimi e përjashtoi me karton të kuq lojtarin i cili ishte autor i goditjes së rëndë dhe të rrezikshme. Fatmirësisht, pasi u qetësua disa minuta me akull, futbollisti i cili pësoi ndërhyrjen e frikshme, arriti të merrte sadopak veten nga e gjithë tronditja. /Egi Çabeli-VipSport.al/