VIDEO / Napoli largon hijet e krizës, Milik bëhet makthi i Kumbullës dhe Rrahmanit

Napoli largohen hijet e krizës dhe u kthehet fitoreve në kampionat, gjithçka falë sulmuesit Milik, të harruar në radhët e napolitanëve, pasi nuk gjente golin prej 188 ditësh radhazi. Polaku sot shënoi dy herë, duke arritur të thyente prapavijën e Veronës ku Rrahmani e Kumbulla i lejuan vetëm pak centimetra hapësirë në dy raste dhe ai arrit t’i shfrytëzonte më së miri.

Verona u rezistoi sulmeve të napolitanëve në minutat e parë të sfidës dhe dukej se situata për skuadrën e Ançelotit mund të komplikohej. Por në mundësinë e parë që iu shfaq në minutën e 37, përfitoi nga një vendosje jo e mirë e prapavijës së veronezëve për të dërguar topin në rrjetë.

Kjo i dha mundësinë Napolit të luante më lirshëm ndërsa Verona filloi të linte më shumë hapësira. Në një të tillë, Milik fitoi duelin me Rrahmanin për të dyfishuar shifrat e për të bërë të mundur që Napoli të kthehej qetësisht në vendin e katërt e të mos e rrezikonte për momentin atë. /vipsport.al/