VIDEO/ MSG-ja funksionon, Barcelona triumfon në transfertë dhe shkëlqen në sulm

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Eibarit teksa i ka mposhtur këta të fundit me rezultatin 0-3. Në këtë ndeshje, ka shkëlqyer sulmi i katalanasve me Mesin, Suarez dhe Grizman. MSG-ja funksionoi dhe tregoi kiminë në fushë, teksa në të tre golat ishin të përfshirë.

Ndeshja në perfeksion për blaugranët teksa në minutën e 13, Grizman pas një asisti nga Lengle, shfaqet i vetëm përballë portierit kundërshtar. Francezi nuk shpërdoron dhe ndryshon shifrat e ndeshjes. Me këtë gol u mbyll edhe fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe dy herë brenda tetë minutave për të mbyllur llogaritë e takimit.

Fillimisht ishte Mesi në të 58-tën që realizoi pas një asisti të Grizman. Më pas në minutën e 66, Suarez shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve. Uruguajani përfitoi pas një pasimi të Mesit, që e nxorri me portën e boshatisur dhe nuk e pati aspak të vështirë për ta dërguar sferën në rrjetë. Kështu, tekniku Valverde merr përgjigje pozitive nga sulmi i tij, ndërsa në pritje të Realit në darkë, katalanasit momentalisht janë në vend të parë. /Egi Çabeli-VipSport.al/