Video/ Milani turpërohet në debutimin e Piolit, nuk i mjaftojnë as protestat në shtëpi

Milani ka hedhur një tjetër hap të gabuar në shtëpi, aty ku nuk ka arritur të marrë me shumë se një pikë përballë skuadrës modeste të Leçes. Megjithëse ishin dy herë në avantazh, kuqezinjtë nuk ditën të menaxhonin, duke u turpëruara para tifozëve të cilët në fillim të ndeshjes kishin përgatitur edhe banderola kundër klubit.

Fillimisht ishte Çalhanollu ai që shënoi një supergol duke dhënë idenë se Milani i Piolit do të ketë një fytyrë të re. Në pjesën e dytë, ishte Babakar ai që barazoi, ku pasi humbi penalltinë fillimisht, shënoi pasi iu rikthye topi.

Pioli bëri lëvizje dhe aktivizoi Piotek. Ky i fundit, rezultoi me fat duke qenë se arriti të shënonte një tjetër gol për Milanin duke i dhënë avantazhin sërish. Në fundin e takimit, Kalderoni barazoi në 2-2 rezultatin duke shtangur kuqezinjtë. Pjesa e dytë, foli më shumë për miqtë të cilët megjithëse kishin përballë një skuadër si Milani, arritën të luanin si të barabartë ndaj tyre. /vipsport.al/