VIDEO / Merr fund kriza e Dortmundit, me Sançon e dënuar nga klubi diferencën e bëj Rojs

Borusia Dortmund i ka dhënë fund një serie prej tre barazimesh radhazi, duke mundur sot me shifrat 1-0 Borusia Mynshengladbahun kryesues, për t’u pozicionuar edhe vetë në grupin e ekipeve që synojnë kreun e renditjes. Skuadra e drejtuar nga Favre kishte shfaqur vështirësi në javët e mëparshme, por sot edhe pse pa Sanço në rreshtim ia doli të merrte një fitore të vlefshme për kthesën.

Talenti i ri ishte dënuar nga klubi pasi kishte shkuar me vonesë në grumbullim me ekipin dhe ndoqi takimin nga tërbuan. Ndaj manovra ofensive e skuadrës nuk ishte në nivelet e pritshme para një rivali direkt. Por gjithsesi diferencën në fushën e lojës e bëri kapiteni Rojs, i cili në pjesën e dytë shfrytëzoi një pasim të Hazard për të çuar topin në rrjetë dhe siguruar tre pikët në një duel shumë të komplikuar.

Tani Borusia i barazohet Bajern Mynih në kuotën e 15 pikëve dhe ringjall rivalitetin mes dy ekipeve, duke e bërë këtë kampionat edhe një herë shumë entuziazmues. /vipsport.al/