VIDEO/ Lenjani kthehet në protagonist edhe me “VAR”, jep asist me “telekomandë”

Emir Lenjani është kthyer sërish në protagonist te skuadra e Sionit, aty ku padyshim është një nga më të rëndësishmit në skuadër. Mesfushori shqiptar, është munduar të ndihmojë skuadrën e tij duke dhënë një asist perfekt në pjesën e parë duke kontribuuar në golin e avantazhit, por gjithçka është përmbysur nga Luzerna në 3-1.

Lenjani ka parë lëvizjen e Doumbias dhe ka arritur të shtangë të gjithë mbrojtësit, për të nxjerrë të vetëm sulmuesin përballë portierit, i cili më pas nuk e ka pasur të vështirë të shënojë duke zhbllokuar rezultatin. Në pjesën e dytë, vendasit janë rikthyer në lojë duke shënuar 3 gola.

Ndiaje fillimisht ka barazuar teksa Shurp ka përmbysur rezultatin në 2-1. Në minutën e 63, Lenjani ka lënë fushën e blertë dhe vetëm 9 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i tretë nga Luzerna. Aktualisht, Sion e sheh veten në vendin e katërt ndërsa Luzerna një vend më poshtë me një pikë më pak. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories