VIDEO/ Lacio e Strakoshës kthehet në jetë pas tre golave ndaj Atalantës, Gjimshiti e ndjek sfidën nga stoli

Lacio dhe Atalanta ishin protagoniste të një përballje spektakolare në Serinë A, teksa ndeshja mes tyre dhuroi plot gjashtë gola. 3-3 ishte rezultati përfundimtar i takimit, megjithatë për mënyrën si rrodhën ngjarjet mund të quhet edhe një fitore për lacialët e Tomas Strakoshës.

Kjo pasi Atalanta shënoi tre gola në pjesën e parë. Fillimisht ishte Muriel në minutën e 23, e më pas sërish kolumbiani dyfishoi pas pesë minutash. Në minutën e 37 pati vend edhe për një tjetër gol. Këtë herë ishte kapiteni Alehandro Gomez, i cili mposhti Srakoshën, ndërsa dha idenë se tre pikët tashmë ishin të siguruara. Megjithatë, kryeqytetasit zbritën me një tjetër mentalitet në fushë në fraksionin e dytë të lojës.

Ishte sulmuesi Imobile ai që frymëzoi të tijtë. Italiani u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 69, ndërsa një minutë më pas Korrea rihapi krejtësisht takimin. Por, goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 92, sërish falë aftësisë së Imobiles nga pika e bardhë. Përfundimisht takimi u mbyll me rezultatin 3-3. Lacio mbetet në vendin e gjashtë, ndërsa Atalanta e Gjimshitit (i cili nuk u aktivizua për asnjë minutë), ruan pozicionin e tretë në renditje.  /Egi Çabeli-VipSport.al/