VIDEO / Kthehen shkëndijat Inter-Juve, një “toke këtu” mes gjyqtarit e Bonuçit pushton rrjetin

Ndeshja e mbrëmshme mes Interit dhe Juventusit ka qenë ndër të paktat raste ku polemikat për gjykimin kanë qenë minimale duke i lënë më shumë vend futbollit në fushë. Por nuk mund të quhet një “derbi i Italisë” po nuk pat polemika dhe ato janë shfaqur sot në rrjetet sociale më një episod të vogël nga ndeshja e mbrëmshme.

Tifozët e Interit e jo vetëm, nuk kanë pëlqyer gjestin e gjyqtarit Xhanluka Roki me mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonuçi, pasi të dy i dhanë në mes të ndeshjet një “toke këtu” njëri-tjetrit, pas një vendimi të bilbilit në favor të bardhezinjve.

Shumëkush e ka cilësuar anormal një gjest të tillë, duke theksuar se në një ndeshje si kjo, gjyqtari duhej të tregohej sa më i ftohtë dhe i paanshëm. Ndërsa gjesti miqësor me Bonuçin, tregonte plotësisht të kundërtën e në rast të një vendim të dyshimtë, do të merrte një kuptim tjetër. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan