VIDEO/ Kosova i jep leksione futbolli Malit të Zi, fiton dhe i afrohet kualifikimit

Kosova ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi, aty ku ka mundur me rezultatin 2-0 skuadrën e Malit të Zi. Të dy golat, janë shënuar në pjesën e parë ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Shaland nuk e ka vënë në diskutim për asnjë moment fitoren në një takim të dominuar në çdo aspekt.

Fillimisht ishte Rrahmani ai që shënoi dhe më pas Muriqi realizoi golin e dytë. Sakaq, vendasit kishin momente të tjera të pastra për të shënuar por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Me këtë fitore, Kosova renditet në vendin e tretë me 1 pikë më pak se Republika Çeke.

Kosovë-Mali i Zi 2-0
10′ Rrahmani, 35’Muriqi

KV: 7′ Muriqi 85′ Vojvoda, 91′ Kololli / 7′ Jovoviç, 16′ Shçekiç, Vukçekiç

Formacionet:

Kosova: Muriç, Kololli, Aliti, Rrahmani, Vojvoda (88’Zhegrova), Berisha, Hadërgjonaj Celina (90′ Hasani), Shala (82′ Shala), Rashica, Muriqi.
Trajner. Bernard Shaland

Mali i Zi: Petkoviç (12’Mijatoviç), Bulatoviç, Vukçeviç, Lagator, Jovoviç (74′ Jankoviç), Kosoviç (46′ Beqiraj), Shçekiç, Boljeviç, Simiç, Marushiç, Mugosha.
Trajner. Faruk Hadzibegiç

Minutë pas minute: 

90’ Largohet nga fusha edhe Celina dhe i lë vend Florent Hasanit.

88′ Largohet nga fusha Vojvoda dhe vendin e tij e merr Edon Zhegrova.

85′ Përplasje mes futbollistëve dhe marrin të verdhë Vojvoda dhe Vukçeviç.

82’ Zëvendësim në radhët e Kosovës me Shalën që largohet dhe vendin e tij e zë Rashkaj.

81’ Tjetër rast për Kosovën, aty ku Shala tenton në hyrje të zonës por topi shkon jashtë.

80’ Vojvoda ka një mundësi të mirë dhe tenton me të parën në hyrje të zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

74′ Largohet Jovoviç dhe vendin e tij e zë Jankoviç

68’ Kosova vazhdon të dhurojë spektakël dhe është Muriqi tani ai që godet traversën, ndërkohë që në një moment të dytë vjen edhe goditja e Celinës por shkon ngjitur.

65’ Kombinime të shumta mes futbollistëve të Kosovës dhe është Hadërgjonaj ai që jep një pasim perfekt për Muriqin, por ky i fundit nuk arrin të shënojë teksa është zënë edhe në pozicion jashtë loje.

62’ Kosova vazhdon të sulmojë me anë të Muriqit i cili kroson në zonë por del portieri duke larguar topin në këndore me shumë vështirësi.

60’ Kosova ka një mundësi të artë aty ku Vojvoda merr krahun në të djathtë dhe fut një top në zonë për Hadërgjonajn, por ky i fundit nuk arrin ta mbërrijë.

58’ Rrëmujë në zonën e Kosovës tashmë dhe vjen një goditje në hyrje të zonës, por topi shkon lehtë në duart e portierit.

56’ Kosova vazhdon të dominojë në lojë dhe rezultat duke luajtur me pasime të shumta dhe i afrohet shpesh portës malazeze.

50’ Rashica tenton të realizojë një supergol në hyrje të zonës duke tentuar kuadratin, por topi shkon jashtë.

48’ Muriqi nga e djathta mundohet të krijojë hapësirë por fiton një goditje dënimi.

46’ Nis pjesa e dytë e takimit me një ndërrim te miqtë. Largohet Kosoviç dhe vendin e tij e zë Beqiraj që pritet me duartrokitje.

45′ Mbyllet pjesa e parë!

42′ Mundësi e mirë për Kosovën me anë të Kolollit që tenton nga distanca por topi shkon mbi traun e portës.

35’ GOOOL Kosova! Ka realizuar një gol mjaft të bukur skuadra dardane me anë të Muriqit i cili u shërbye në zonë dhe gjeti të papërgatitur portierin malazez.

32’ Krosim në zonë për Vedat Muriqin i cili ka hapësirë dhe preferon të tentojë me kokë por topi shkon lehtë.

28’ Kosova vazhdon të dominojë plotësisht dhe është Hadërgjonaj ai që merr topin në pozicion të prirët ku tenton portën por largohet në këndore.

25’ Tjetër mundësi e artë për Kosovën. Celina jep një top fantastik për Rashicën i cili del i vetëm përballë portierit por e çon topin në rrjetë të jashtme.

23’ Mundësi e mirë në zonë për Kosovën me anë të Hadërgjonajt i cili ka mundësi të godasë topin, por i vjen një ndërhyrje nga mbrapa që për gjyqtarin është e pastër edhe pse ka pretendime nga vendasit.

20’ Mundësi e artë për Kosovën me anë të Muriqit i cili merr topin në zonë, megjithatë nuk arrin ta kontrollojë mirë.

16’ Tjetër ndërhyrje e gabuar nga malazezët dhe është Shçekiç ai që ndëshkohet tashmë me karton të verdhë.

15’ Zëvendësim te Mali i zi me portierin Petkoviç që largohet dhe vendin e tij e zë Mijatoviç.

10′ GOOOL Kosova! Ka shënuar Rrahmani me kokë pas goditjes së këndit!

7’ Tension në fushë mes futbollistëve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi, ku Muriqi përplaset me një nga kundërshtarët. Gjyqtari e kalon me nga një karton të verdhë për Muriqin dhe Jovoviç.

4’ Goditje dënimi që i përket Malit të Zi, e shkaktuar nga Kololli megjithatë topi përfundon jashtë zonës së dardanëve.

2’ Dardanët e nisin mirë duke u munduar të organizohen me pasime të shumta megjithatë e përqendrojnë lojën në mesin e fushës.

1′ Nis takimi mes Kosovës dhe Malit të Zi!