

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, ka bërë që të harrohet shpejt paraqitja mbresëlënëse që dhuroi ndaj Portugalisë pak ditë më parë në “Elbasan Arena”, pasi sot është mundur me rezultatin e thellë 8-1 në Finlandë si rrallëherë në historinë e saj.
Në fakt, një disfatë kaq e thellë nuk ndeshej që në fillimet e saj, në vitin 2014, kur mundej 11-0 nga Norvegjia e 10-1 nga Holanda. Që atëherë, vajzat kishin filluar të bënin përmirësime graduale duke treguar se edhe futbolli i femrave po vinte në rritje.
Por sot, skuadra e drejtuar nga Vioresin Sinani ka kapitulluar pa kushte që në minutat e para të sfidës. Vesterlund kaloi në avantazh finlandezet që në minutën e 2-të, e më pas në të 9-n ishte Kollanen e cila dyfishoi shifrat. Në minutat 17 dhe 19 erdhën golat e Fransi dhe Olling, ndërsa Sallstrom vulosi rezultatin 5-0 të pjesës së parë në minutën e 35-të.
Ishte pikërisht kjo e fundit që shënoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë (75’, 89’, 90’+4’) ndërsa ngushëllimi i vetëm i vajzave kuqezi ishte një goditje e Morinës e devijuar nga Kuika në portën e vet për të çuar përkohësisht shifrat në 6-1. Megjithatë, me 23 tentativa në portë të vendasve, ndaj 7 të vajzave kuqezi, rezultati 8-1 duhet të cilësohet “pozitiv” në një ndeshje që ishte interpretuar tmerrësisht gabim nga fillimi deri në fund. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Zhoao Feliks gabon shumë, Atletiko ndalet përsëri e rrezikon Europën
Atletiko Madrid ka hedhur një tjetër.
Mendja te Champions, Ajaks mundet në shtëpi pas dy vitesh
Merr fund ecuria pa humbje e.
Interi nuk ia del dot ndaj Romës, kryesimi përsëri në rrezik
Roma ka ndalur marshimin e Interit.
De Biazi si Reja, mbron Ançelotin: Nuk është se u budalleps nga një moment në tjetrin
Pak javë në parë Edi Reja.
Leave a Comment