VIDEO/ Karton aksidental i Gjasulës? Shihni reagimin e çuditshëm të mesfushorit

Shqipëria arriti të merrte një fitore të madhe në transfertë ndaj Moldavisë me rezultatin 0-4, aty ku sërish protagonist ishte Klaus Gjasula në mesfushë me paraqitjet e tij. “Gladiatori” shqiptar do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Andorrës për shkak pezullimi kartonësh, teksa kthehet kundër Francës.

Ai ishte një nga të ndëshkuarit mbrëmë duke marrë kartonin e tretë të verdhë megjithëse u shpreh se ishte një gabim nga ana e tij dhe se nuk donte të merrte karton. Në fakt, në fushën e blertë u duk disi më ndryshe duke qenë se Gjasula ishte protagonist në çdo moment tensioni.

Madje, edhe kartonin e verdhë e mori në kohën kur në fushë ishin nxehur gjakrat. Gjasula gjendej shumë larg nga aksioni ku ndodhi një faull dhe erdhi me vrull duke u konfrontuar me një nga kundërshtarët, gjë e cila e detyroi gjyqtarin të ndëshkonte me të verdhë Gjasulën, i cili në fakt u rehatua jo pak… /Erjon Allaraj-VipSport.al/