

Juventus fitoi sot ndaj Bolonjës një duel shumë të rëndësishëm për të mbajtur vendin e parë në renditje e për të vazhduar rrugëtimin në kreun e tabelës, pas parakalimit që i bëri Interit dy javë më parë.
Bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Kristiano Ronaldos i cili u tregua i pagabueshëm duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje të fortë në shtyllën e parë. Por nuk vonoi edhe barazimi i skuadrës mike me anë të Danilos, i cili shënoi një supergol duke mos i lënë kohë Bufon të reagonte.
Juventus do të kthehej në avantazh në minutën e 54-t, kur Pjaniç dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni ku sfera u përplas në shumë lojtarë e disa prej tyre përfunduan në tokë, duke mbërritur te boshnjaku rastësisht, ndërsa ai falënderoi duke e dërguar në rrjetë.
Ky gol do të ishte ai që do t’i vinte vulën takimit të sotëm, pasi shifrat nuk ndryshuan më deri në fund me bardhezinjtë që morën tre pikët që i nevojiteshin ndaj një kundërshtari që kishte bërë shumë surpriza në këtë edicion. Kësisoj, diferenca e bardhezinjve në kreun e renditjes ndaj Interit ndjekës shkoi në 4 pikë, duke pritur ndeshjen e nesërme të zikaltërve në fushën e Sasuolos.
Juventus-Bolonja 2-1
19’ Ronlado, 54’; Pjaniç / 26’ Danilo
more recommended stories
Ibra tregon “dialogun” me Manxhukiç: Është person serioz dhe do hapësirën e vet. Milani është i brishtë
Zlatan Ibrahimoviç ka qenë padyshim një.
VIDEO / Zgjohet Reali, fitore ndaj Alavesh për të shpëtuar Zidan nga “gijotina”
Real Madrid ka lënë pas zhënjimet.
VIDEO / Konte me të kuq, akuzon gjyqtarin. Ai u përgjigjet zikaltërve: Pranojeni kur nuk fitoni
Fundi i ndeshjes mes Interit dhe.
VIDEO / Atalanta i jep leksion Milanit, Interin e ndalin bardhezinjtë e… Udinezes
Ndalen dy skuadrat kryesuese të Serisë.
Leave a Comment