VIDEO/ Ish-portieri i Çelsit dhe Arsenalit debuton në sportin e hokej, shpëton penalltinë vendimtare

Ish-portieri i Çelsit dhe Arsenalit në Premier League ka habitur jo pak me zgjedhjen e tij për të vazhduar karrierën si portier, por këtë herë jo në fushën e blertë, por në atë të akullt. Piter Çeh ka bërë debutimin si një lojtar i hokej, teksa është pjesë e skuadrës së Guildford Finiks.

Madje, 37-vjeçari ka shkëlqyer në debutim, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i të tijve. Kjo pasi ishte autor i penalltisë vendimtare të ndeshjes, duke i dhuruar të tijve triumfin.

Mesa duket të gjithë trofetë gjatë karrierës, duke përfshirë edhe atë Kupën prestigjioze të Champions League, nuk kanë mjaftuar për Çeh, i cili tashmë po provon emocione të reja, duke mbrojtur kuadratin e vogël në një fushë akulli. /Egi Çabeli-VipSport.al/