VIDEO / Ikardi gjithmonë protagonist, PSG fiton një ndeshje të tensionuar me Nicën

Mauro Ikardi vazhdon të jetë protagonist në sukseset e PSG-së në Francë dhe po e tregon duke shënuar apo dhënë asist për skuadrën e tij të re. Sulmuesi argjentinas ishte sot titullar në suksesin 4-1 të parisienëve ndaj Nicës duke u arratisur në kreun e renditjes së kampionatit.

Argjentinasi, i rreshtuar titullar në radhët e skuadrës ku ishin lënë në stol si pasojë e dëmtimeve Kavani e Mbape, dha asistin për golin e parë të realizuar nga Di Maria që në minutën e 15. Ishte përsëri Di Maria ai që dyfishoi shifrat pak minuta më vonë duke çuar rezultatin në 2-0 në pjesën e parë.

Në të dytën. Ganago i dha pak shpresë Nicës, por dy kartonë të kuq të vendasve dhe aktivizimi i Mbape bëri gjithçka më të thjeshtë për PSG-në. Sulmuesi shënoi golin e 3-1 dhe më pas dha asistin për Ikardin i cili në shtesën e sfidës shënoi golin e rezultatit përfundimtar 4-1. /vipsport.al/