VIDEO/ Ibra në versionin e motivuesit: Ky është vetëm fillimi, t’i shkatërrojmë të gjithë

Zllatan Ibrahimoviç është një lider i lindur dhe këtë e ka treguar përgjatë gjithë karrierës së tij. Megjithatë, suedezi nuk stepet ta tregojë këtë fakt sa herë i jepet mundësia.

Tashmë, nga Amerika ku aktivizohet me Los Anxhelos Galaksi, sulmuesi pas ndeshjes së djeshme të fituar nga të tijtë ka grumbulluar shokët e skuadrës në fushë për t’i motivuar. Kampionati në Amerikë ka hyrë në fazën më interesante, atë të ‘play off’ dhe ekipi i Ibrës u kualifikua për në çerekfinale.

Kështu, Zllatan mbajti fjalimin e rastit teksa kërkon me çdo kusht të triumfojë në fund të sezonit. “ Ky është vetëm fillimi. Nuk do ndalojmë para askujt. Duhet të vazhdojmë kështu. T’i shkatërrojmë të gjithë”, ishin fjalët e Ibrës që duhet të shërbejnë si mësim për shokët e skuadrës. /Egi Çabeli-VipSport.al/