VIDEO/ Hakmarrja më e ëmbël vjen nga Anglia, portieri 36-vjeçar i shënon ish-skuadrës pas 450 ndeshjesh

Rastet kur portieri shënon gol, nuk janë të shpeshta dhe për portierin Alan Julian ishte goli i parë por natyrisht më i veçanti që mund të ketë menduar ndonjëherë. Në ndeshjen mes Bilerikeit dhe Suton në “FA Cup”, skuadra e Suton po fitonte deri në sekondat e fundit të takimit.

Kur gjithçka po i drejtohej fundit, është shfaqur portieri Alan Julian i cili pas një krosimi në zonë ka arritur të gjejë golin me kokë duke barazuar rezultatin. Ironik është fakti se Julian luante në këtë takim me petkun e një “ish”-i, ndërkohë që ky ishte goli i tij i parë që shënonte pas një karriere 17-vjeçare.

Portieri 36 vjeçar ka luajtur më shumë se 450 ndeshje në 9 klube të ndryshme, ndërkohë që golin e vetëm e ka shënuar pikërisht ndaj Sutonit, ish-skuadrës së tij. Në këtë mënyrë, ekipi i tij ka mundësinë të provojë edhe një herë shansin në “FA Cup”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/