VIDEO / Gnabri dhe Alario japin spektakël, barazim mes Gjermanisë dhe Argjentinës

Serzh Gnabri dhe Lukas Alario kanë qenë dy protagonistët e ndeshjes së sotme miqësore mes Gjermanisë dhe Argjentinës, duke shënuar secili nga një gol e dhënë asist në barazimin 2-2 në “Iduna Parkl” të Dortmundit.

Gnabri ishte ai që udhëhiqte sulmin gjerman dhe në fillimin e ndeshjes për disa minuta krijoi vazhdimisht panik në prapavijën argjentinase, duke gjetur vetë golin e avantazhit e më pas duke dhënë asistin për Havertz i cili barazoi shifrat.

Argjentina reagoi vetëm në pjesën e dytë, kur në fushën e lojës në vend të Dibala hyri Alario. Sulmuesit të Bajer Leverkusen iu deshën vetëm 4 minuta në fushë për të shënuar golin që shkurtoi diferencën. Kur mbeteshin 5 minuta nga fundi, me një aksion spektakolar ai pasoi për Okampos, i cili shënoi golin e barazimit përfundimtar 2-2.

 

Gjermani-Argjentinë 2-2
16’ Gnabri, 22’ Havertz / 66′ Alario, 85′ Okampos

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan