

Ndërsa negociatat përmes drejtuesve të Federatës së Ekuadorit dhe trajneri Xhani De Biazi vazhdojnë prej disa javësh, përfaqësuesja e këtij vendi është mundur sot me rezultatin e thellë 6-1 nga Argjentina, e cila praktikisht sot ka luajtur me zgjedhjet e dyta, duke lënë jashtë shumë prej titullarëve.
Me emra si Dibala, Korrea, Pereira, Roho apo Taljafiko në stol, skuadra e drejtuar nga Skaloni nuk e ka pasur aspak të vështirë të triumfojë ndaj rivalëve që do të ketë përballë edhe në eliminatoret e Botërorit në zonën e Amerikës Latine.
Takimi u vendos që në pjesën e parë kur Alario, autogoli i Espinoza dhe Paredes me penallti çuan shifrat në 3-0. Mena Delgado shënoi për Ekuadorin në minutën e 49, por Pecela, Dominguez dhe Okampos shënuan edhe tre gola të tjerë, për të siguruar këtë fitore të thellë të lojtarëve të rinj të kësaj Argjentine e cila po ndërton grupin për pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës si dhe kualifikueset e Botërorit në vitin e ardhshëm. /vipsport.al/
more recommended stories
Skandal racizmi në Bundesligë, lojtarët quajnë “afgan m***” futbollistin e Gjermanisë
Union Berlin ka mundur sot me.
“Do zhvishem po fituam derbin”, aktorja italiane mban premtimin pas suksesit të Lacios
Ana Falki ka mbajtur premtimin që.
VIDEO / Derbi i Romës pa histori, Lacio dominon. Shqiptarët bëhen spektatorë
Lacio ka fituar në mënyrë të.
“Fito derbin, ke gati kontratën e re!”, propozim interesant për Inzagin
Derbi i kryeqytetit në Itali mes.
Leave a Comment