VIDEO / E veçanta para ndeshjes, vajzat moldave mahnisin me himnin shqiptar

Në Francë na e ngatërruan himnin, e madje më shumë se një herë, por nuk ndodhi kështu, sot në Moldavi. Pak para se të startonte ndeshjen, një kor vajzash moldave kanë kënduar himnin shqiptar.

Madje, në mënyrë perfekte, aq sa edhe vetë shqiptarët janë habitur kur e kanë dëgjuar për nga mënyra se si e kanë interpretuar himnin e kuqezinjve.

Jo më kot kanë marrë edhe duartrokitjen e ultrasve shqiptarë që kanë qenë të pranishëm në stadium. Një himn që i ka mahnitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar…!