VIDEO/ E pabesueshme në Korçë, Skënderbeu shënon dy gola në minutën e fundit

Skënderbeu ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në minutat e fundit ndaj Luftëtarit. Dita me anë të një penalltie në minutën e 93 dhe Muja një minutë më vonë, i kanë dhënë fitoren bardhekuqve.

Me këtë fitore, Skënderbeu lë pas humbjen kundër Vllaznisë, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë me barazim pikësh me Teutën. Lajm i keq për Skënderbeun është dëmtimi që pësoi Muzaka i cili mund të mungojë më shumë se një muaj.

Skënderbeu-Luftëtari 2-0
93′ Dita, 94′ Muja

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Dita, Meksi, Vangjeli, Daja (80’Taipi), Muzaka (59′ Oto Xhon), Ndeki (78′ Muja), Bregu, Gripshi, Krasniqi
Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Qyrani, Prikas, Demo, Lala, Dushkaj, Açka, Rapo, Vyent, Hyseni, Renja, Oshafi (65′ Fili)
Trajner: Jorgos Marantas

KV: Vangjeli, Ndeki / Demo

Gjyqtar: Emirjon Sino

MINUTË PAS MINUTE

90+4′ GOOOL Skënderbeu! Ka realizuar golin e dytë Muja!

90+3′ GOOOL Skënderbeu! Ka realizuar me anë të një penalltie duke kaluar korçarët në avantazh.

86’ Marantas bën edhe lëvizjen e dytë dhe largon Renjën, duke aktivizuar një mbrojtës si Enes Isufi që sezonin e shkuar ishte pjesë e korçarëve.

83’ Fili mundohet të niset drejt zonës, megjithatë i vjen një ndërhyrje e gabuar.

80’ Zëvendësim te Skënderbeu me Dajën që largohet dhe vendin e tij e zë Taipi, ndërkohë që ka mbetur i dëmtuar edhe një nga futbollistët e Luftëtarit

78′ Largohet Ndeki nga fusha e lojës dhe vendin e tij e zë Muja.

77′ Faull nga Ndeki dhe ndëshkohet me kartion të verdhë.

69’ Bregu provon të shtyjë skuadrën e tij para, megjithatë vjen një mbyllje e mirë nga ana e mbrojtësve bluzi.

65’ Tekniku grek Marantas bën një ndërrim, me Oshafin që largohet dhe vendin e tij e zë Realdo Fili.

64’ Bluzinjtë provojnë të nisen para për të rrezikuar, por Renja e ka humbur topin.

53’ Insiston Skënderbeun në krahun e dhathtëm me Kransinqin e më pas Muzakën, por mbrojtja gjirokastrite largon. Kapiteni i Skënderbut dëmtohet dhe largohet me barrel mes lotësh nga fusha e lojës.

49’ Tjetër gjuajtje e Renjës nga e djathta, përsëri pa rrezikuar katërkëndorin e Koliçit.

46′ Nis pjesa e dytë

45+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepet një minutë shtesë.

42’ Asnjë hapësirë për të rrezikuar nga skuadrat, pasi mbrojtjet janë shumë të vëmendshme që të mos pësojnë. Megjithatë, prej disa minutash është Skënderbeu në sulm në kërkim të golit.

36’ Bregu depërton në krahun e majtë në zonë, por pas një kontakti me një mbrojtës kundërshtar rrëzohet. Gjyqtari Sino bën shenjë që loja të vazhdojë me futbollistin e korçarëve i cili priste një penallti.

32’ Vyent kalon dy lojtarë me shpejtësi në krahun e majtë por në momentin e gjuajtjes gabon duke dërguar sferën jashtë i vetëm përballë Koliçit.

27’ Goditje dënimi e Bregut nga e majta, topi harkohet në zonë për Ndeki i cili gjuan me kokë por nuk ka saktësinë të shtyjë sferën në rrjetë.

24’ Vangjeli tregohet i vëmendshëm dhe ndalon një sulm të Renjës i cili i kishtë ikur mbrojtësve me një shpërthim në krahun e djathtë.

21’ Vyent provon me një gjuajte të fortë nga e majta, bllokohet nga mbrojtja që më pas largon rrezikun duke çuar sferën në fundore.

18’ Ka rënë disi ritmi i minutave të para, skuadrat gjejnë më pak hapësira për të tentuar të gjuajnë drejt portave.

11’ Krasniqi merr një passim të mirë në zonë nga e djathta dhe gjuan menjëherë por pa shqetësuar Qyranin.

8’ Bregu depërton në zonë nga e majta. Në momentin kur po mundohej të gjuante I vetëm para portës, kthimi i kapitenit Rapo shpëton gjirokastritët pasi ai largon sferën në fundore.

7’ Luftëtari më kërkues në minutat e para, luhet në gjysmëfushën vendase. Açka provon me një gjuajtje nga distanca, por sfera kalon shumë lart mbi traversën e Koliçit.

2’ Karton i verdhë për Demon për faull ndaj Krasniqit.

2’ Goditje nga këndi për Luftëtarin, Rapo harkon në zonë por mbrojtja largon e vëmendshme.

1’ Fillon ndeshja në Korçë.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan